Në një storje, CNN hulumton veshjen e veçantë të Nënës Tereze.

Fjala është për veshjen tradicionale indiane të quajtur sari, të cilën e ka modifikuar në ngjyrat bardhë e kaltër, transmeton Telegrafi.

Kjo veshje ishte simbol i varfërisë, ndërsa murgesha shqiptare nuk donte të dallohej nga nevojtarët me rrobat e rëndomta të misionareve të krishtera.

Shenjtëresha shqiptare atë e veshi për herë të parë më 1948, për të mos e hequr kurrë nga trupi e për ta bërë sot simbol të mirësisë.

Në Indi sot prodhohen katërmijë sari të tillë për misionaret e rendit të Nënës Tereze, në 133 shtete të botës.