Costa viziton sot Kosovën – pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

49
fresco

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit më të lartë institucionalë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në ora 16:30.

Pas takimit, të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

midle

Fillimisht, në agjendën e publikuar nuk ishte paralajmëruar takim mes Costas dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Megjithatë, një takim i tillë është konfirmuar dhe do të zhvillohet në ora 18:40.

Takimi pritet të zhvillohet pasi kryeministri në detyrë të kthehet nga Polonia, ku shkoi dje për të marrë pjesë në konferencën IMPACT./IndeksOnline/

Comments