“Covid-19” , aktivitete për vënien në funksion të sa më shumë shtretërve spitalorë

487
fresco

Po pastrohet terreni afër spitalit mobil, që ndodhet pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup. Nga e mërkura duhet të fillojë asfaltimi i hyrjes në të. Spitali mobil-ushtarak i ngritur nga Ushtria do të aktivizohet, nëse do të ketë nevojë për t’u kujdesur për pacientët e infektuar me Covid 19. Ndërtesa është montuar në zonën ku ishin barakat e ish-Shtëpisë së Studentëve të Mjekësisë. Ka një kapacitet për të akomoduar 130 pacientë. Edhe Klinika e Sëmundjeve Infektive gjithashtu ka 130 shtretër, dhe deri tani janë shtruar 75 pacientë në spital. Në të duhet të mbahen rastet më të rënda, dhe ato me një pasqyrë më të lehtë klinike duhet të transferohen në tendat ushtarake. Spitali 8 shtatori, ndërkohë, ka konvertuar gati një të tretën e kapaciteteve të tij, për të pranuar pacientë që janë pozitivë me virusin. Ata kanë rreth 50 shtretër, ndërsa drejtori Hristijan Kostov thotë se tani për tani i kanë kushtet e nevojshme dhe pajisjet mbrojtëse. Edhe rastet më të rënda nuk dërgohen më në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, por trajtohen këtu.

Ne rastet më të vështira i mbajmë këtu në qendrën Kovid ku kemi 10 respiratorë. Momentalisht në respiratorë kemi dy pacientë që janë pozitiv dhe dy të tjerë me pasqyrë më të vështirë klinike për të cilët gjithashtu supozoj se do kenë nevojë për ventilim mekanik. Kemi edhe shtatë të tjerë me pasqyrë të rëndë klinike dhe kanë nevojë për mbështetje me oksigjen- kjo është qendra- Kovid – tha Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 Shtatori”.

Në 24 orët e fundit në spital kanë pranuar 60 pacientë me sëmundje të ndryshme. Rastet e dyshimta testohen për praninë e virusit Kovid 19.

Në repartin kalimtarë ku gjenden rastet më të lehta kemi rreth 11 pacientë, kemi pacientë të ndryshëm. U janë marrë mostra të gjithëve dhe tani priten rezultatet  -deklaroi Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 Shtatori”.

Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se pikat ku merren mostrat për testim funksionojnë në mënyrë të rregullt vetëm me caktim të terminit nga mjeku amë.

Alsat

Comments