Çulev falënderon pjesëtarët e MPB-së për kontributin e dhënë në luftën kundër Kovid-19

353

Ministri për punë të brendshme gjatë një konference për shtyp falënderoi pjesëtarët e MPB-së të cilët sipas tij me shumë përkushtim realizuan detyrat e tyre në luftën  kundër Kovid-19. Ai me këtë rast përmendi kontrollet e rregullta që policia ka kryer ndaj personave të cilët ishin në izolim dhe vetizolim.

Çulev kërkoi edhe njëherë nga qeveria që të miratoj propozimin e tij për shpërblim pjesëtarëve të policisë, ndërkohë që paralajmëroi se policia do të kontrolloj kafenetë për të pa nëse zbatohen rekomandimet e qeverisë për parandalim të koronavirusit.

“MPB-ja do të kryej kontrolle të përforcuara që të vërtetoj nëse respektohen masat qeveritare për prevenim të përhapjes së virusit Kovid-19”, deklaroi ministri i brendshëm, Naqe Çulev.

Ministri Çulev apeloi deri tek qytetarët që pavarësisht lehtësimit të masave, të respektojnë rekomandimet e qeverisë, të mbajnë maskat mbrojtëse dhe distancën sociale.

Comments