Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar për Gazetën Express së PZAP-i ka marrë vendim që Istogun ta çojë në rivotim për rundin e dytë.
LDK-ja ka dërguar ankesa në PZAP për manipulime të AAK-së në votat me postë, ndërsa këto ankesa i ka marrë parasysh PZAP-i, duke vendosur që ta çojë në rivotim këtë komunë.
Valdete Daka ka thënë për Gazetën Express se vendimi për rivotim është marrë, ndërsa kjo mund të ndryshojë vetëm nëse pala tjetër, pra AAK-ja, dërgon ankesë në Gjykatën Supreme dhe kjo e hedh poshtë vendimin e PZAP-it.
Në komunën e Istogut kandidati i LDK-së, Haki Rugova, kishte dalë i pari, ndërsa rezultati ndryshoi kur u numëruan votat përmes postës, ku 1475 shkuan për Gani Dreshajn e AAK-së, ndërsa vetëm 133 për Rugovën. /Express/