Dalin komunikimet e Nazim Bllacës me shefen e hetimeve të Prokurorisë në Hagë

83

Zdenka Pomper është koordinatore e hetimeve në Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Dikur, punonte në Kosovë si hetuese në EULEX.

Pomper sa ishte në Kosovë, del se e kishte trashuar muhabetin me figura kontraverse, agjent të BIA-s, si Nazim Bllaca.

Në Emailet e publikuara nga RTV Dukagjini, Bllaca dhe Pomper shkëmbejnë disa informacione. Megjithatë, gazetari Ermal Panduri ka paralajmëruar se ka biseda me orë të tëra mes Bllacës e Pomper.

Në një prej Emaileve, Bllaca e njofton Pomperin për vdekjen e pretenduar të dëshmitarëve në rastin Limaj dhe Haradinaj në Tribunalin e Hagës.

“Në procesin Limaj, Agim Zogaj vdiq, Daut Gashi iu montua bombë, ai është gjallë, ka pasur shumë presione ndaj dëshmitarëve. Ishim te disa dëshmitarë, dhe u thoshim a do të jetosh apo jo. Ne i thoshim nëse do të jetosh mos shko në Tribunal të Hagës”, e njofton Bllaca Pomperin.

Këtij Emaili i përgjigjet Pomper. Shtron një pyetje. “A ka pasur hetim special për të gjitha këto gjëra”.

Pesë minuta më vonë, Pomper ia dërgon një Email Bllacës, është link që tani nuk hapet, por Bllaca e kishte ruajtur në lap-top.

Ato janë disa vrasje, ku pretendohet se janë vrarë disa dëshmitarë në rastin Limaj e Haradinaj.

Skandalin e bën më të madh fakti se linku që Pomper ia dërgon Bllacës, janë raporte të Serbisë. Burimet i ka në raportet e Serbisë. Këtu pretendohet se 16 dëshmitarë janë vrarë.

Në këtë Email të Pomper janë dy raste, një veturë e djegur, në të dytën një person i vrarë. Krejt këto burimin del se e kanë pasur në Serbi, propaganda e tyre kundër UÇK-së. Pra, shefja e hetimeve e Prokurorisë së Hagës, flet me Nazim Bllacën, me burime të propagandave serbe.

Komunikimi kishte vazhduar edhe më tutje. Bllaca ia dërgon një Email, ku brenda ka fotografi. Ajo ia dërgon një falënderim Bllacës. “Faleminderit, gjithmonë kam pyetur veten nëse dikush ka hetuar aksidentet, vrasjet e dëshmitarëve në rastin Limaj dhe Haradinaj”.

Një tjetër Email, Bllaca ia kishte nisur Pomperit. Ai frikësohet se dëshmitë e tij po zbulohen.

“Kisha kontakt këtë mbrëmje, dhe më njoftoi një person për deklaratën time, dhe atë e kanë ditur vetëm katër persona. Si është e mundur të dihet kjo deklaratë jashtë këtyre. Iu lutem ka pasur dhe ka rredhje të informacioneve. Sot dëgjova se kam dhënë deklaratë për një varrezë në kohën e luftës, nga brenda në EULEX po dekonspiron informatorët”, shkruhet aty.

Bllaca ankohet te Pomper më pas për Sami Lushtakun e Sabit Gecin.

Pomper është një prej figurave kryesore të Prokurorisë së Hagës, e cila po heton e akuzon ish-krerët e UÇK-së.

Ajo kishte qenë dëshmitare në rastin kundër Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Comments