Dallim si dita me natën – hisja e shqiptarëve në kohën e BDI-së dhe VLEN-it

71
fresco

Para një viti, në Maqedoninë e Veriut këndohej një tjetër këngë. Përpjesa e shqiptarëve në kabinetin qeveritar të kryeministrit Talat Xhaferi ishte larg më e madhe se sot. Shqiptarët udhëhiqnin me tetë ministri e dy zëvendëskryeministra. Për disa vite me radhë, me BDI-në si partnere në qeveri, shqiptarët patën të tyren edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët, koalicioni VLEN ka nisur të arnohet me ministri më pak të rëndësishme.

Col Mehmeti

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka konstatuar dorëheqjet brenda koalicionit qeveritar pas tërheqjes së Aleancës për Shqiptarët.

Me këtë rast, nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska ka konfirmuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Flakron Bexheti si dhe zëvendësministres së Mbrojtjes Elfet Ismaili.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se pozitat e mbetura bosh do të plotësohen me njerëz të koalicionit VLEN.

“Këto ditë jemi në bisedime intensive për formatimin e ri të qeverisë. Ato vende që i kanë takuar VLEN-it në të kaluarën, pa marrë parasysh nëse kanë qenë hise e Aleancës, prapë do të mbeten në kuadër të VLEN-it”, ka thënë Mexhiti për mediet në Shkup.

Prania shqiptare në kabinetin e Mickoskit

Në qeverinë e kryeministrit Mickoski me 24 ministri, e cila qe shpalosur në qershor të vitit të kaluar, koalicionit VLEN i kishin takuar gjashtë ministri.

Ky koalicion – i cili asokohe përbëhej prej Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Demokratike, Lëvizjes Besa dhe Alternativës – mori edhe dy zëvendëskryeministra.

Izet Mexhiti qe zgjedhur zëvendëskryeministër i parë i Maqedonisë së Veriut, kurse Arben Fetai si zëvendësministër në detyrë për Qeverisje të Mirë.

Në përbërjen e kabinetit të Mickoskit, Orhan Murtezani qe zgjedhur ministër për Çështje Evropiane; Besar Durmishi ministër i Ekonomisë dhe Punës; Arben Taravari ministër i Shëndetësisë; Fatmir Limani ministër i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe Izet Mexhiti ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në kuadër të marrëveshjes me partinë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE, VLEN-it i patën rënë hise edhe shtatë poste zëvendësministrash.

Kësisoj, Elfet Ismaili ishte emëruar zëvendësministre e Mbrojtjes; Flakron Bexheti zëvendësministër i Bujqësisë; Kaltrina Zekolli-Shaqiri zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve; Astrit Iseni zëvendësministër i Brendshëm; Safije Sadiku-Shahini zëvendësministre e Sportit; Lulzim Aliu zëvendësministër i Arsimit si dhe Sedat Sulejmani zëvendësministër i Kulturës.

Kulminacioni në qeverinë teknike të Xhaferit

Por, panorama në kohën e kryeministrit paraprak ishte krejt ndryshe nga përbërja e sotme e kabinetit të kryeministrit Mickoski.

Përveçse ngjarje historike ku një shqiptar u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut, kabineti i Talat Xhaferit pati larg më shumë prani ministrash e zëvendësministrash shqiptarë.

Asokohe, përveç kryeministrit dhe dy zëvendëskryeministrave, shqiptarët patën nëntë ministra dhe tetë zëvendësministra.

Me mandat 100 ditor, qeveria e Xhaferit kishte këta shqiptarë në poste drejtuese: Fatmir Bytyqi zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike; Artan Grubi zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive; Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme; Fatmir Besimi ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë; Fatmir Mexhiti ministër i Shëndetësisë; Jeton Shaqiri ministër i Arsimit dhe Shkencës; Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe Krenar Lloga ministër i Drejtësisë.

Përveç tyre, në pozita zëvendësministrash ishin këta shqiptarë: Xhabir Doko zëvendësministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive; Nazim Bushi zëvendësministër i Brendshëm; Fatmire Isaki zëvendësministre e Jashtme; Tiron Jajaga zëvendësministër i Mbrojtjes; Daim Luçi zëvendësministër i Kulturës; Agim Nuhiu zëvendësministër i Arsimit; Bekim Rexhepi zëvendësministër i Transportit si dhe Vjollca Berisha zëvendësministre e Bujqësisë.

midle

Qeveria e Kovaçevskit

Hise më të madhe shqiptarësh kishte edhe qeveria pararendëse e cila nuk e përfundoi gjer në fund mandatin.

E kryesuar nga kryemistri socialdemokrat Dimitar Kovaçevski, në kabinetin e tij qeveritar 12 ministri i kishin takuar LSDM-së, 6 BDI-së dhe 3 Alternativës.

Kështu, Artan Grubi ishte zgjedhur ministër për Sistem Politik dhe zëvendëskryeministër për Marrëdhënie mes Komuniteteve; Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme; Fatmir Besimi ministër i Financave; Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë; Beki Sali ministër i Shëndetësisë; Jeton Shaqiri ministër i Arsimit; Admirim Aliti ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë; Naser Nuredini ministër për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Fatmir Bytyqi ministër pa resor dhe zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike si dhe Xhemail Çupi ministër pa resor.

Qeveritë e Zaevit

Hise më të mirë shqiptarët patën pasur edhe në qeverinë Zaev 1, e cila zgjati nga 31 maji 2017 deri më 28 tetor të po të njëjtit vit.

Asokohe, BDI pati dy zëvendëskryeministra, më saktë Hazbi Likën dhe Bujar Osmanin.

Në këtë përbërje, Kreshnik Bekteshi ishte ministër i Ekonomisë; Bilen Saliu ministër i Drejtësisë; Arben Taravari ministër i Shëndetësisë; Sadula Duraki ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Fizik; Suhejl Fazliu ministër i Vetëqeverisjes Lokale; si dhe Edmond Ademi e Ramiz Merko ministra pa portofol.

Në kabinetin qeveritar Zaev 2, që zgjati nga 29 tetori 2017 gjer me 31 maj 2018, ishin pothuajse të njejtit shqiptarë në resorët e sipërpërmendur ministrorë.

Kabineti qeveritar Zaev 3, që zgjati nga 1 qershori 2018 deri më 9 mars 2019, pati të njëjtët emra, përveçse me shtimin e Asaf Ademit nga Lëvizja Besa si ministër i Kulturës, dhe Arbër Ademin e BDI-së si ministër i Arsimit.

Pothuajse e njëjta përbërje kishte vazhduar edhe në rikonfigurimin e qeverisë Zaev 4, që zgjati nga 10 marsi 2019 gjer më 25 qershor 2019, ashtu sikurse edhe në qeverinë Zaev 5 që zgjati nga 26 qershori 2019 deri më 2 janar 2020.

Edhe qeveria teknike e Oliver Spasovskit kishte ruajtur pakashumë të njëjtën numër të ministrave shqiptarë, me dallimin e vetëm që Sadula Duraki ishte zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik.

Qeveria pasuese, Zaev 6, që zgjati nga 30 gushti 2020 gjer më 11 nëntor 2021, kishte pasur dy zëvendëskryeministra shqiptarë, Artan Grubin nga BDI dhe Fatmir Bytyqin nga LSDM.

Në këtë mandat, shqiptarëve iu kishte takuar edhe posti i ministrit të Bujqësisë që u mbajt nga Arianit Hoxha i Lëvizjes Besa.

E njejta hise e shqiptarëve ishte ruajtur edhe në mandatin e fundit të Zaevit si kryeministër që zgjati nga 12 nëntori 2021 gjer më 23 dhjetor 2021.

Më ‘mirë’ ishte edhe në kohë të Gruevskit

Në të vërtetë, me BDI-në shqiptarët kishin pasur hise relativisht të mirë edhe në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE.

Në qeverinë e Nikolla Gruevskit, që zgjati nga 28 korriku 2011 gjer më 27 prill 2014, shqiptarët kishin pasur dy zëvendëskryeministra.

E veçanta e këtij mandati kishte qenë se shqiptarët morën Ministrinë e Mbrojtjes në të cilën u ngarkua Fatmir Besimi i BDI-së. /NACIONALE/

Comments