Dashnia për Kosovën, tifozi nga Amerika niset për t’i parë nga afër dy ndeshjet e radhës
Përfaqësuesja e Kosovës i ka bërë për vete shqiptarët kudo që janë.
Shemsi Shala, kosovari nga Zallqi i Istogut që jeton që disa vite në Amerikë, ka vendosur të bëjë rrugë të largët me të vetmin qëllim, ta ndjekë Kosovën nga afër në dy ndeshjet e radhës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të jetë destinacioni i vetëm që Shala do ta vizitojë në këtë ekspeditë të largët, por të bukur.
Tifozi kosovar ka siguruar biletën edhe në Angli në stadiumin “St.Marry’s” të Sauthamptonit.
Shemsiu dhe futbolli duket se kanë shumë të përbashkëta.
Ai nuk përton që të vizitojë edhe stadiumet e MLS për të parë nga afër ndeshjet e sportit më popullor në botë.

Ëndrrën për të qenë një futbollist i madh po e ndjek me sukses djali i tij, Dioni që po ecë sigurt drejt hapave të një futbollisti premtues./Indeksonline/
