Dashuria nën qiellin gri

78

Ilir Muharremi
Ndajë jetën time në dysh, e imja është, vendos vet për jetën time dhuratën nga dy prindërit, viktimën nënën time për mua, te e cila jam njëqind përqind i saj, falënderues. Tretem vet me gotën me vuajtën shekullore në mendjen time, sepse vuaj nga dashuritë. Nuk është veç një dashuri, njeriu dashuron shumë sepse vet jeta thyen ekuilibrin shpirtëror mbi tallaze të jetës.
Dashuritë e para janë në rini, por në fëmijëri besojmë më shumë sepse ndjenjat ende na mbajnë. Gradualisht jeta loz aktet hyjnore dhe shpesh duam të zëvendësohemi më hyjnitë, por ato statuja ndjenë dëshpërim nëse edhe ne renditemi aty pranë. Me gotën e verës kujtimet pikojnë si pika shiu brenda një ngjyre që e përcaktoj vet unë. Dehja nxjerr kuptimin e kaluarës dhe jetës së tashme e cila po tregohet më e vrazhdët me mua se e kaluara. E kaluara ishte fluks ngjyrash, dashurisë, pak mendime, arsye, më shumë fluturim, e vërteta është kjo. Si të besoj në një të vërtetë e cila ndryshon ndaj të ardhmes, e ardhmja është më e vërtetë se e kaluara. Varet cilën e jeton, asaj më shumë i beson. Unë jetova me dashuri, besoj në dashurinë dhe dëshpërimin, vuajtjen e rinisë e cila nuk ka kuptim në moshë madhore.
E qeshura injoron, ironizon rininë e cila për mua ishte më e vlefshme se krejt romanet e Ernest Hemingway, më shumë besoja te ajo e cila buzët i shkriu në buzët e mia dhe trupin e dorëzoj pa hile në trupin tim. Shikimet si një polen bletësh ndaj arsyeve të së vërtetës dhe për asgjë në këtë kohë nuk munda të vërej kuptim, më mirë sepse e jetoja jetën nën dehjen e dashurisë dhe qelqin e verës së trupit të dashurisë ku zemra vendoste për neve dyve.
Streset rriteshin bëheshin pjesë të jetës sepse përshtateshim dytë. Puthja e parë e dashurisë, ishim të ulur, përballë nesh ndërtesa ngjyrë gri dhe qielli poashtu kishte marrë këtë ngjyrë, trupat tonë ngjiteshin por rrobat e veshura në këtë fillim vjeshte jetonin tinguj monotonë dhe rrëshqisnim mbi këto rroba. Ajri prekte lehtë mollëzat e saj të fryra natyral, buzët e fryra nga vet natyra gjenetike që mu ngjiten në zemër dhe sot poashtu ende i ndjej këto buzë. Fjalë kishim pak, batuta të shkurta me shije. E vërejta që sytë e saj tërhiqeshin u futen brenda, u zvogëluan dhe e putha, i mbylla sytë, gjatë këtij momenti e kujtoja anatominë e saj. Ndjeja parfumin që e kishte spërkatur gjithë qafen dhe kostumin. Parfumi të bënë të rrëshqasë nëpër kohëra dhe hapësira të ndryshme. U përpoqa të qëndroj te ajo dhe qëndrova. U përhumba dhe kjo është dashuri e vërtetë. E matja veten se a e dua? Vërtetova se gjatë bisedave dhe puthjeve përhumbesha dhe kjo është dashuri. Asgjë s’ka vlerë më shumë së dashuria e as vdekja. Edhe sot sikur ta riktheja bile siluetën e saj qetësia ime do ishte më mirënjohëse për trupin tim dhe shpirtin. E vuaj në heshtje me një “dashuria” varësia që as kohe se kupton. Mendoj çka bëra që Zoti ngriti aktakuzë mbi mua me këtë dënim përjetësie. Dashuritë kurrë nuk shuhen e as nuk vdesin. Arti i promovon por edhe vet jeta. E binda veten se dashuri zëvendësuese është se koha tregoi mirësjellje dhe shërim vetëm për mendjen. Zemra në dehje gjithmonë kujton puthjen gri përballë ndërtesave gri dhe qiellit gri i cili atë ditë nuk lotoj e as trazoj rufetë. Ishte qetësi vjeshte përfundim fillim i dimrit.
Gjatë e shikuam qiellin sikur qelli na përpiu. Dielli atë ditë ja la vendin reve gri. Isha vetëm 18- vjeçar hero me shpat në gjoks, hero i njëqind fateve, që nuk diti ta ruaj një fat të vlefshëm. E ndjeja nga zemra batutën “Të dua”, dhe zemra ime sa lehtë e pranoi më shumë se puthja dhe puthjet i kishim shumë të gjatë fare pa mirësjellje.

Comments