Daut Haradinaj i drejtohet VV-së: Ligjin e keni bërë leckë, shtetin lodër

66

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar VV-në.

Ai ka thënë se ligjin e kanë bërë leckë, e shtetin lodër.

Postimi:

Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.

Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?

Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?

Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.

Comments