Daut Memishi shpalos projektin për stadiumin e Tearcës! (Foto)

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Tearcës, Daut Memishi, në debatin e tij të parë publik në Click Plus, ka prezantuar ekskluzivisht projektin për rikonstruksionin e stadiumit të Tearcës.
Sipas Memishit, stadiumi aktual ka qenë në gjendje të mjerueshme për vite me radhë. “Ky projekt pritet të realizohet menjëherë pas marrjes së mandatit në krye të komunës,” deklaroi Memishi, duke theksuar rëndësinë e investimeve për sportin dhe komunitetin lokal.