Dauti: “Ngrirja” e çmimeve nuk është zgjidhje, po favorizohen disa kompani

184
fresco

Çmimet ngrijnë por qytetarët nuk vërejnë dallim të madh në shportën e tyre të konsumit. Autoritetet thonë se me këto ngrirje në disa artikuj ushqimor kanë ulur çmimet e në disa të tjera kanë parandaluar të ketë rritje të reja të çmimeve. Duke iu përgjigjur sektorit të biznesit se po i dëmton me masat e fundit, Fatmir Bytyqi tha se nuk ka ngarkesa shtesë të kompanive përveç tatimit të solidaritetit, të cilën duhet ta paguajnë rreth 30 kompani nga 73 mijë kompani aktive që operojnë në vend. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, tha se me shumë gjasë vendimet për ngrirje të çmimeve aktuale dhe atyre që pasojnë do të vazhdohen më tej.

“Nëse i pyesni qytetarët vlerësoj se do përgjigjen për çmime të ngrira, ajo do jetë në dobi të tyre sepse do të blejnë me çmime më të lira. Nëse pyesni sektorin e biznesit në ulje të fitimit do të shprehen kundër, andaj gjithmonë ka dy pole të kundërta. Ne jemi këtu ta mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve, i cili në këtë moment është më i nevojshmi”, deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

midle

Ngrirja e çmimeve është masë afatshkurtër thonë nga sektori biznesit. Sipërmarrësi Xhemali Dauti tha se shteti duhet të fokusohet më tepër tek strategjitë afatgjate, si një nga to me heqjen e tarifave doganore për produktet ushqimore bazë, të cilat importohen të ambalazhuara dhe për lëndën e parë të tyre. Ai tha se duhet të hiqen banderola dhe certifikata të panevojshme të produkteve ushqimore, artikujve higjienik që vet të rregullohet tregu i lirë.

“Në vend duhet të aktivizohen instrumente që në rast se ndonjë kompani vihet në pozicion dominues në treg, duhet të ndërhyjë Komisioni për mbrojtje të konkurrencës, e cila ka autoritetin e mjaftueshëm edhe tu konfiskoj profitin e arritur në mënyrë jo lojale dhe të gjobiten kompani të caktuar dhe jo me masa që i definojnë në mënyrë ad-hoc”, tha Xhemali Dauti, Sipërmarrës.

Nga 1 prilli ngrihen edhe çmimet e katër artikujve higjienik. Kësaj i paraprinë vendimet për ngrirje të çmimit të bukës, produkteve të qumështit, pastave, vezëve dhe orizit. Pritet që deri në fund të javës të ketë masa konkrete për ngrirjen e çmimit të fruta-perimeve. Ndërsa për prodhimet e mishit, ende nuk dihet nëse do të përfshihen në masat e ngrirjes së çmimeve. Autoritetet përpiqen që të minimizojnë shpenzimet e një familje mesatare, që shportën e konsumatorit do ta arrinin me dy paga minimale. /Alsat.mk

Comments