Debat shkencor për shqyrtimin gjyqësor të dënimeve



“Shqyrtimi gjyqësor i dënimeve dhe zbatimi praktik i masave alternative në legjislacionin e Maqedonisë” është tema e debatit shkencor dhe profesional që e organizon sot Shoqata për të drejta penale dhe kriminologji në Maqedoni (LDPKM) në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve dhe Fondacionin gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.
Qëllimi i debatit është të analizohen përparësitë dhe sfidat e zbatimit praktik të ligjit në drejtim të vendosjes së politikës ndëshkuese, si dhe zbatimin e masave alternative në praktikën gjyqësore të Republikës së Maqedonisë.
Do të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe të huaj (profesorë universitarë dhe praktikantë) të cilët përmes debatit me juristë relevantë dhe përfaqësues nga gjyqësia do të përpilojnë rekomandime dhe propozime nga konferenca.
Pas përfundimit të debatit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes te opinioni ekspert lidhur me këto çështje do të jepet numër i ri nga Revyja e re e Maqedonisë për të drejtën penale dhe kriminologjinë.