Debati për Raportin e PSP-së vazhdon të hënën

212

133352717

Debati për raportin e Prokurorisë Speciae Publike në Komisonin për sistem politik do të vazhdojë të hënën në orën 11, sepse prokurorja speciale publike Katica Janeva paraprakisht theksoi se për shkak të detyrimeve private nuk mund të marrë pjesë në seancë të shtunën dhe të hënën.

Edhe përkunëdr asaj që pati propozime nga opozita që Komsioni të punojë edhe gjatë uikendit, nga kryetari i Komisionit, Vllatko Gjorçev dhe deputetët e shumicës duke iu referuar Rregullores, u theksa se nuk mund të shqyrtohet raporti pa praninë e  përfaqësuesit nga institucioni i cili e parashtron raportin për punë.

Renata Treneska-Deskoska nga LSDM-ja duke iu referuar nenit 121 tha se mund të shqyrtohet raporti pa praninë e Janevës dhe sipas saj qëllimi i anulimit të punës është që të mos vijë në rend dite Raporti i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë.

Për Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së, propozimi i LSDM-së për mbajtjen e seancës pa praninë e Janevs është operacioni “arrati” që ajo të mos japë përgjigje për pyetjet.

Me qëndrimin që duhet të punohet edhe gjatë uikendit ishte edhe Roza Topuzova Karevska.

Prokurorja speciale publike Katica Janeva në debat potencoi se ajo punon në interes të ligjit dhe se detyrë e saj prioritare është që të zbulojë se kush ka përgjuar në Maqedoni. Apeloi deri tek Gjykata Themelore Shkup 1 ta caktojë lëndën “Puç” të hënën, ku i akuzuar është Zoran Zaev, ku, siç tha, është kundër tij, por të vijë edhe dëshmitari i saj Nikolla Gruevski.

Shtoi që të fillojë lënda dhe kur do të përfundojë do të vijë në Kuvend nëse duhet edhe gjatë gjithë muajit dhe do ta japë edhe raportin financiar.

Ajo paralajmëroi se do të dorëzohet iniciativë në Kodin Penal, të shtohet edhe vepra e re penale “Pengim i drejtësisë, për shkak të të gjitha obstruksioneve që po bëhen ndaj PSP-së.

“Është shumë e vështirë të grumbullohen dëshmi për ngjarje të cilat kanë ndodhur para pesë viteve. Duhet kohë derisa të sigurohen. Kemi obstruksione gjatë periudhës për të cilën është qasës raporti”, tha Janeva dhe theksoi se në lëndën “Fortesa” nuk u janë dorëzuar dëshmi nga Drejtoria e Pestë, në “Transporter” askush nuk riparaqet kërkesë pronësore juridike edhe pse është përgatitur ekspertizë, në lëndën për përgjim të paautorizuar nuk janë paraqitur në marrje në pyetje dy persona të punësuar në Drejtorinë e pestë edhe pse i kanë pranuar ftesat në adresën shtëpiake dhe ngjashëm.

Në Komisionin për Raportin për punën e PSP-së po debatohet tre ditë me radhë.

Comments