Deklarata e Mickoskit nuk është nder për VLEN-in!
Deklarata e Kryeministrit Mickoski se do t’i “mbështesë” kandidatët shqiptarë nuk është nder për VLEN-in, por një përpjekje për të përçarë shqiptarët.
Nëse VMRO“mbështet” kandidat shqiptarë, nuk bëhet fjalë për respekt, por për ndërhyrje dhe përçarje politike. Është e vështirë të pranohet si e sinqertë “përkrahja” e një partie që ka qasje të dyshimtë ndaj shqiptarëve.
VLEN nuk fiton asgjë nga kjo “përkrahje”. Përkundrazi, mund të dëmtohet në opinionin shqiptar, sepse krijohet përshtypja se është nën ndikimin e VMRO-së.
Fjalët dhe veprimet e Kryeministrit Mickoski janë në kontradiktë të plotë, sepse shqiptarët nuk janë ndjerë kaq të përjashtuar prej vitesh sa në këtë periudhë të fundit.
Ndërkohë që ai ofron “mbështetje” për disa kandidatë shqiptarë, në praktikë:
-Administrata shtetërore mbushet pothuajse vetëm me maqedonas;
-Punësimet janë selektive dhe diskriminuese;
-Institucionet miratojnë politika që përjashtojnë shqiptarët;
-Rruga e anëtarësimit në BE është harruar.
Shqiptarët janë të paknaqur nga qeverisja e tij dhe kërkojnë barazi, dinjitet dhe përfaqësim real në një shtet që pretendon të jetë multietnik, siç është Maqedonia e Veriut.