Deklaratat e Scholz, ish-ministri gjerman: Serbia nuk ka shans të bëhet pjesë e BE-së nëse nuk e njeh Kosovën

364

Ish-ministri i Mbrojtjes gjermane, Rudolf Scharping, thotë se mesazhi i Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, ishte i qartë – se Serbia nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Ish ministri gjerman, ka shtuar se Serbia nëse e njeh Kosovën e ka një shans të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Unë do të argumentoja se ndonëse Serbia është duke u parë dhe duke vepruar si aleat i Rusisë, Serbia është shtet që duhet të marrë një mesazh shumë të qartë dhe kancelari gjerman e dha këtë mesazh, në mënyrë shumë të qartë, se nëse ju nuk e respektoni dhe njihni Kosovën si shtet të pavarur, atëherë nuk keni shans të bëheni anëtar i Bashkimit Evropian dhe të bashkëpunoni para se të bëheni anëtar, të bashkëpunoni më afër me Bashkimin Evropian”

Moebel THEMA

“Po, ky ishte një mesazh shumë i qartë që largon çdo paqartësi dhe unë e mbështes shumë”, thotë Scharping.

Scharping foli edhe për reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas këtij deklarimi të Scholzit.

“Ajo për të cilën mendoj se u befasua Vuçiq ishte formulimi i qartë dhe publik, nuk e besoj se është befasuar nga përmbajtja e mesazhit, por nga formulimi, mesazhi i është dhënë atij, ndoshta, nuk e di, nuk ka kuptim që ne të spekulojmë tash”, tha ai në Info Magazine në Klan Kosova.

“Mesazhi ishte i qartë dhe ne tash duhet të gjejmë çështjet praktike hap pas hapi dhe e di se ka shumë propozime në tavolinë për të gjetur një mënyrë, siç kemi bërë me Gjermaninë në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, të arrihet një marrëveshje hap pas hapi përmes uljes së tensioneve dhe duke e bërë jetën e përditshme të qytetarëve, për të cilët jemi duke punuar më të mirë se që ishte më parë” thotë Scharping.

Comments