Dekriminalizimi godet tre zyrtarët e parë

153
fresco

adriatik-llalla-1_1482241429-7592613
midle

Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar bashkie nuk duhet të ushtrojnë më funksionion publik.

Prokuroria e Përgjithshme i ka gjetur ata me shkelje sa i përket zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Bëhet fjalë për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Ata do të hetohen për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit, pasi kanë në plotësimin e tyre kanë fshehur faktin që kanë qenë të dënuar dhe në hetim në shtete të ndryshme.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Prokuroria e Përgjithshme.

Konkretisht, në vitin 1995 deputeti Dashamir Tahiri nuk ka deklaruar se është ndaluar nga policia italiane për faksifikim parash, e po ashtu në vitin 2009 është dënuar me 9 muaj burg për përrdorim të një leje drejtimit të falsifikuar. Nga deklarimet që ai ka dhënë në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohet nga Adriatik Llalla, deputeti Tahiri është shprehur se “nuk ka qenë në dijeni të faktit që është dënuar, dhe po ashtu ka shtuar se është mashtruar nga një kamerier që i ka dhënë para false”.

Ndërkohë, deputeti Shkëlqim Selami nuk ka deklaruar në formular se ka masë një masë arresti me burg ndaj tij nga Gjykata e Brindisit, në kuadër të hetimeve për një organizatë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, në vitin 1994. Masa e arrestit është ekzekutuar në vitin 2006 ku pasi ka ndenjur një javë në paraburgim deputeti është lënë i lirë.

Ndërkohë, veprat më të shumta penale i ka kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi. Ai është dënuar në vitin 1995 në Itali për përdhunim në grup, akuzohet për përdorim të disa emrave. Në vitin 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Zvicër ku ka kërkuar azil, e po ashtu është ndaluar më vonë për një rast droge.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme tha se në hetim janë edhe një numër i konsiderueshëm zyrtarësh, por nuk përcaktoi nëse edhe ndaj tyre do të jetë i njëjti fat, ai i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik.

Comments