Del fotografia e patriarkut serb në kufirin Kosovë-Serbi, u detyrua të kthehet

750

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë të dielën pasdite.

Porfirije kishte planifikuar një vizitë treditore në Kosovë, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tregoi sot se ajo kërkesë mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në një njoftim për media.

Tanjug ka publikuar një fotografi të Porfirije në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Siç raporton Kosova Online, patriarku ka qëndruar në veturë për disa minuta në anën e kontrolluar nga Policia e Kosovës, e më pas është kthyer.

Comments