Deliu-Kodra ia kujton Kurtit fjalët e tij për Policinë: Atëherë i quante “vegla të pushtetit”, sot i mbron

60

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Albin Kurti, i cili sot tha se “fushata kundër Policisë së Kosovës është e dëmshme”.

Përmes një postimi, Deliu-Kodra ka publikuar një video nga e kaluara politike e Kurtit, ku ai i etiketonte policët si “vegla të pushtetit” dhe “pa gram patriotizëm”.

“E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm, që i shërbejnë ligjit dhe qytetarëve me përkushtim. Dhe për hirë të tyre, ky institucion meriton vlerësim, njësoj në opozitë dhe njësoj në pushtet. Albin Kurti paska thënë sot se: “Fushata kundër Policisë është e dëmshme.” Por kjo vlen vetëm sot, sepse dikur vetë udhëhiqte një fushatë të ashpër kundër saj: i quante “vegla të pushtetit”, “pa gram patriotizëm”, “të kapur””, shkroi ajo.

Comments