Deliu: UÇK nuk mund të mbrohet nga ata që kanë kumbar Millosheviqin

200
fresco
Deliu: UÇK nuk mund të mbrohet nga ata që kanë kumbar Millosheviqin

 

UÇK-ja dhe ushtarët e saj, nuk mund të mbrohen nga ata deputetë të Vetëvendosjes, që familjarët e tyre ishin kumbar me kasapin e ballkanit (Millosheviqit),  ka deklaruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu duke aluduar kah deputeti Fisnik Ismaili.

Sipas saj,  ata që sot janë kundër shtetit e gjuajnë institucionet, e që janë kundër bashkimit me BE-në, nuk munden ta mbrojnë UÇK-në.

LEXO EDHE: Agjent i kujt ishte Hashim Thaçi? Madje ajo iu drejtua edhe deputetit të VV-së Rexhep Selimi duke ia kujtuar atij se ai ishte në luftë së bashku me familjarët e saj.

“Ju  e dini mirë zotëri Selimi që keni qenë bashkë me familjaret e mi në luftë. Dhe turpërohem si i bashkohesh atyre që po i shkatërrojnë institucionet dhe po drejtojnë akuza të rënda në drejtim të UÇK-së”, deklaroi ajo.

ajo tha se një pjesë e  madhe e Vetëvendosjes kurrë s’mund të jenë mbrojtës të UÇK-së.

Comments