Të dielën rreth orës 18, Sh.M. (29) nga Dellçeva ka njoftuar policinë se në lagjen Fidanishtja e Vjetër – Dellçevë, te varrezat muslimane ka shpërthyer një zjarr.
Në ora 19 e 45 minuta, zjarrëfikësit në bashkëpunim me popullatën e lagjes e kanë shuar zjarrin.
Zjarri ka përfshirë hapësirë prej 5-6 dekarëve me barë të thatë në kuadër të varrezave muslimane.
Pas kontrolleve të kryera, policët kanë marrë informacione se zjarri është shkaktuar nga personi Sh.M., i cili edhe e ka paraqitur rastin dhe ai është arrestuar.
Gjatë bisedës së kryer, Sh.M. ka pranuar se e ka shkaktuar zjarrin gjatë tentimit për të pastruar varrezat e familjarëve të tij, mirëpo zjarri është zgjeruar.