Demaku i PDK-së: Fajtor i bllokadës ka emrin Albin Kurti

76

Partia Demokratike e Kosovës pret që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit të ketë ndryshim në rezultatin zgjedhor, në favor të saj.

Anëtari i kësaj partie, Fadil Demaku shprehet i bindur për reflektim pozitiv të qytetarëve pas, siç ka thënë, paaftësisë së LVV-së dhe Albin Kurti për të krijuar institucionet e reja.

Sipas tij, fajtori i krizës së krijuar ka emrin Albin Kurti derisa shtoi për RTV21 se Bedri Hazma do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“Duke pasur parasysh zhvillimet që kane ndodhur gjatë këtyre nëntë muajve dhe paaftësinë që ka treguar deri në nivel ekstreme LVV-ja dhe Albin Kurti në përgjegjësinë e tyre për t’i krijuar institucionet përballë qytetarëve dhe i gjithë dëmi ka shkruar tek qytetarët kuvendi jam. Shumë i bindur se do të ketë reflektim shumë të madh të popullit sepse përgjegjësi dhe fajtori ka emër është Albin Kurti , do ketë reflektim pozitiv te qytetarët për ndryshimin e domosdoshëm në zgjedhjen e dhjetorit. Presim rezultat shumë më të mirë për PDK jam i bindur që kandidati ynë është më i miri në skenën politike në vend. Z.Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm qe do ta udhëheq vendin”, tha Demaku.

I pyetur për bashkëpunime parazgjedhore me ndonjë parti politike, Demaku shtoi se PDK-ja është e hapur në këtë drejtim dhe se lista zgjedhore e saj do të pasurohet më emra të rinj. Sa i përket koalicionit të përfolur me Nismën Social Demokrate, Demaku tha se nuk ka asgjë konkrete.

“PDK është e hapur për të ofruar koalicionin e saj më shumë njerëz e profesionist të fushave të ndryshme janë duke vazhduar bisedimet në këtë drejtim do të ketë prurje kualitative të cilat mund te jene ne PDK. Nuk ka diçka( me Nismën), s’mund të dal nga deklarimi i Hamzës, nuk kam ndonjë informacion për ndonjë gjë konkrete”, theksoi Demaku.

Demaku tutje shtoi se me LVV nuk sheh ndonjë koalicion paszgjedhor.

“Jam i bindur se nuk do të ketë rezultat i njëjtë. nuk shoh ndonjë bashkëpunim me LVV-në sepse konsideroj se ajo ka rënë keq nga provimi dhe se shoh si alternativë për qytetarët ne duhet të ecim para si shoqëri të rregullojmë raportet me ndërkombëtarët dhe të dalim nga amullia që e ka futur Kosovën në një kurth të rëndë. Ne si PDK do ecim përpara.”, tha Demaku.

Comments