Dëmtohet rruga Pejë-Rugovë, deputeti Dreshaj i bën apel qeverisë: Reagoni sa nuk është bërë vonë

193

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar për gjendjen e rrugëz Pejë – Rugovë e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet rrezik për jetën e vizitorëve.

Dreshaj ka thënë se që nga viti 1918 trajesa e kësaj rruge nuk ka lëvizur, ndërsa ka parashtruar pyetjen pse kjo po ndodh sot.

“Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Beshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?”, ka pyetur deputeti Dreshaj.

Reagimi i plotë i Dreshajt:

Rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik jete për vizitorë e vendas për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit!

Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me dis-nivele, me rreshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por cka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë.

Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Beshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?

Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!

Comments