Dënohet me burg me kusht dhe dëbohet nga Maqedonia për valëvitje të flamurit “Autokton” në ndeshjen Shkëndija–Karabag
Gjykata Penale e Shkupit me procedurë të shpejtuar ka dënuar me dy vite burg me kusht një qytetar i cili pak para se të fillojë ndeshja mes Shkëndisë dhe Karabagut është kapur nga Policia duke valëvitur flamurin kuq e zi me mbishkrimin “Autokton”.
Dënimi sipas Prokurorisë është në bazë të veprës penale “Nxitje të urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare. Gjykata, gjithashtu mori vendim për ta dëbuar nga shteti dhe për t’i ndaluar hyrjen për pesë vitet e ardhshme.