Dënohet me burg një ish kryetar i komune shqiptare (Foto)

331

Gjykata e Apelit në Durrës, ka dënuar me 4 muaj burg ish-kryetarin e komunës së Rrashbullit, Hysen Gashi.

Më parë Gjykata e Shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Ndërsa Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar një dënimin prej 5 vite burgim për ish-kryetarin e komunës Rrashbull, Durrës, Hysen Gashi, i cili akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” më shumë se një herë, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.

Comments