Deponon para të falsifikuara në bankë
Një person në Mitrovicën e Jugut ka deponuar një shumë të parave prej 4050 euro nga e cila shumë një bankënotë në vlerë 50 euro dyshohet se është e falsifikuar.
Siç njofton PK, Nga njësitë policore banknota është konfiskuar për procedura tjera hetimore.
“Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë Jugu, 14.10.2020 – 09:59. Ankuesja femër kosovare punonjëse në një bankë, ka raportuar se një person i dyshuar në bankomatin e kësaj banke ka deponuar një shumë të parave prej 4050 euro nga e cila shumë një bankënotë në vlerë 50 euro dyshohet se është e falsifikuar. Nga njësitë policore banknota është konfiskuar për procedura tjera hetimore”, thuhet në raport. /Lajmi.net/