Deputeti i CDU-së Fischer: Gruevski do të jetë kryeministër i ardhshëm (VIDEO)



Deputeti i CDU-së gjermane Axel Fischer sot në tubimin e VMRO-së tha se lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski do të jetë president i qeverisë së ardhshme në Maqedoni.
“Sot kam ardhur nga Gjermania për të mbështetur miqtë e mi nga VMRO-DPMNE-ja dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin, unë jam i sigurt se ai do të jetë presidenti i ardhshëm i qeverisë së re. Në vitet e fundit në nivel evropian kam punuar së bashku shumë mirë, jo vetëm në Këshillin e Evropës, por edhe kemi arritur të zgjidhim shumë probleme politike” tha Axel Fischer, deputet i CDU-së partisë së Angela Merkel dhe presidenti aktual i Partisë Popullore Evropiane në Këshillin e Europës, përcjell TetovaSot.
Ai gjithashtu shtoi se e përkrah përfshirjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO të Maqedonisë dhe beson se partia VMRO-DPMNE-ja a mund të çojë vendin në këtë drejtim.
“Në ditët e fundit e kam shqyrtuar në mënyrë intensive programin zgjedhor të VMRO-së dhe në këtë mënyrë nga njëra anë kuptova thelbin dhe bazën në të cilën vërtetë mund të jetojmë së bashku në Evropë.Nga ana tjetër, programi siguron zhvillimin e suksesshëm të ekonomisë. Për të përmbushur të gjitha premtimet e VMRO-DPMNE-së duhet të ketë një stabilitet në qeverinë dhe shumicën në Kuvend, dhe ajo do të dihet në zgjedhjet më 11 dhjetor” u shpreh Fischer.
Ndryshe edhe ministri i Jashtëm i Austris Kurc ishte i pranishëm në tubimin e VMRO-së ku tha se pjesëmarrja e tij në tubimin e VMRO-së është normale./TetovaSot/