Një kafshë misterioze terrorizon banorët e Kosovës (FOTO)

Kjo krijesë e çuditshme që shihet në foto është parë në fshatin Vllahi të Komunës së Mitrovicës që sipas dëshmitarëve, thuhet të jetë një ujk i sëmurë.
Dhe në këtë gjendje nuk është vetëm ky ujk i cili shihet në fotografi, pasi edhe disa të tjerë janë parë në gjendje të tillë, pa qime në trup.
Banorët dhe dëshmitarët janë shprehur të shqetësuar për këtë epidemi e cila ka goditur këtë lloj të kafshëve të egra nëse kjo mund të jetë ngjitëse dhe të paraqesë rrezik për njerëzit.
Kjo fotografi mund të jetë një dëshmi se diversiteti i botës shtazore nëpër pyjet tona është në rrezik të madh nga epidemi të ndryshme.
Banoret presin reagimin e autoriteteve që të përkujdesen për rastin, pasi kjo epidemi mund të jetë fatale për këtë lloj të kafshëve dhe ndoshta edhe për njerëzit.