Deputeti i VV-së: S’keni parë asgjë, çfarë do të shihni pas zgjedhjeve, do t’i dërrmojmë me 51%

453
fresco

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Pas këtij vendimi të Kushtetueses, ka reaguar edhe deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci tha se s’ka kush që i ndalë dhe se do t’i “dërmojnë” partitë e tjera, transmeton lajmi.net.

Madje ai ka ironizuar me një deklaratë të thënë më parë nga Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington ku tha se “S’keni parë gjë akoma”.

Mefail Bajqinovci e tha gjënë e njëjtë, duke theksuar se do të shohin edhe më tepër pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Asgjë s’keni parë, çfarë do të shihni pas zgjedhjeve!

S’ka kush që na ndalë, do t’i dërrmojmë

#51%

Comments