Deputetja e LSI-së “lë nam” në Kuvend, teksa diskutohej për shkarkimin e Ilir Metës

383

Deputetja Elda Hoti në fjalën e saj në Kuvend paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që mos ta shkarkonte presidentin Ilir Meta.

Teksa Hoti fliste, kolegia e saj gjithashtu e dalë nga radhët e LSI-së Edlira Hyseni i bënte foto.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit.

Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

Comments