Deputetja e PDK-së: “Informone Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i fortë se kurrë”
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas takimit të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak të martën në Bruksel.
Ajo ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se dialogu ka vdekur, e që sipas deputetës, “dialogu është më i fortë se kurrë”.
“Informone Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i forte se kurre!” – ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej, ajo ka thënë se Bislimi duhet të ftohet për llogaridhënie nga kryetari i Kuvendit.
“Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënje se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës!” – ka shkruar ajo.