Deputetja e PDK-së shfaqet në Kuvend me një bluzë me flamurin amerikan

279

Situata e fundit e përplasjes me amerikanët ka nxitur një deputete të PDK-së që në Kuvend sot të paraqitet simbolikisht me një bluzë me flamurin amerikan.
Bëhet fjalë për Eliza Hoxhën, e cila sot në Kuvend kur ka dalë në foltore, është parë të ketë veshur bluzën me flamurin amerikan, shkruan lajmi.net.

Ky veprim i Hoxhës vjen pas ngjarjeve të fundit dhe përplasjes së kryeministrit Kurti me SHBA-të shkaku i ngjarjeve në veri.

Madje, dje pati raportime se mund të ketë edhe sanksione nga SHBA-të ndaj zyrtarëve në Kosovë. /Lajmi.net/

Comments