Derbi në Tetovë, mbyllet pa fitues

440

Derbi i xhiros së tetë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, i luajtur në Tetovë ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit është mbyllur pa fitues. Të dyja skuadrat pretendente për titullin nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.

Kjo ishte përballja e parë ndërmjet tyre në këtë sezon, ndërsa debutim kishte Qatip Osmani që udhëheqi kuqezinjtë në këtë derbi, pas rikthimit të djeshëm te Shkëndija.

Ndërkohë, Struga ka marrë fitore 2:0 përballë Tikveshit. Rabotniçki mundi Pobedën me shifrat 1:0, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi fitoi transfertën me Akademia Pandevin me rezultat 0:1. Xhiroja e tetë në kampionat mbyllet nesër me ndeshjen e vetme që do të luhet ndërmjet Skopjes dhe Bregallnicës. /SHENJA/

Comments