Derguti: Vendimi për seancën e Deharit i jashtëligjshëm

297
fresco

Derguti: Vendimi për seancën e Deharit i jashtëligjshëm

midle

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti po e vlerëson si të jashtëligjshëm vendimin e parë për mbajtjen e seancës së nesërme për Astrit Deharin.

Dërguti në një prononcim për Gazetën Express, ka thënë se ky vendim është i falsifikuar dhe në  kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Aty u mor vendim pa pasur ndonjë kërkesë si dhe pa i protokolluar kërkesat e nënshkrimeve. Ky është një vendim total i falsifikuar që u bë sot në Kryesi. Kjo gjë është në kundërshtim me rregulloren.”, ka thënë ajo.

Dërguti tutje shtoi se në shenjë revolte sot ajo ka lëshuar mbledhjen e kryesisë në të cilën diskutohej lidhur me këtë çështje. Nënkryetarja e Kuvendit nuk ka treguar se a  do të jetë apo jo subjekti që ajo i takon në mbajtjen e seancës së nesërme e cila do të mbahet lidhur me vdekjen e ish aktivitit të LVV’së, Astrit Deharin.

“Ky vendim është i paligjshëm dhe unë dola nga mbledhja. Kërkesa as që ka kërkuar nënshkrimet tona për mbajtjen e kësaj seance. Kuvendi e ka peticionin e qytetarëve dhe në momentin që një muaj nuk i japin nënshkrimet e qytetarëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. Kjo është degradim total. Ky vendim është i falsifikum se nuk ka as kërkesë e as vendime të nostrifikime”, ka shtuar tutje ajo.

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Kështu ka marrë vendim Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot./GazetaExpress/

Comments