Enriques i del një problem me yllin e Barcelonës (FOTO)



Ivan Rakitic është shndërruar në një problem të madh për trajnerin Luis Enrique.
Pas paraqitjeve fantastike në dy edicionet e fundit, ai s’po i përmbushë më pritshmëritë e teknikut katalunas.
“Mundo Deportivo” shkruan se kroati ka qenë shumë i zemëruar me faktin që ka përfunduar në bankinë edhe në ndeshjen ndaj Espanyolit, përcjellë “lajmi.net”.
I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, Enrique ka deklaruar që kjo ishte vetëm një “zgjedhje taktike”.
Minutazha jo e duhur për Raktici ka bërë që ky ta konsiderojë transferimin te kampioni italian, Juventus.