Prokuroria Publike Speciale ishte një institucionet me rroga më të larta në Maqedoninë e Veriut. Ato deri tani janë më të larta se edhe kryeministri, presidenti dhe krerët e tjerë të institucioneve relevante.
Deputeti i VMRO DPMNE ka zbuluar se sa ka qenë rrogat e prokurorëve special në Prokurorinë Publike Speciale, si dhe të punonjësve të tjerë.
Sipas tij, rroga e një të punësuari me arsimim të lartë në këtë prokurori ka qenë 80 mijë denarë rrogë e rregullt dhe 35 % shtesa për kryerje të veprimtarive të prokurorëve dhe shtesa të tjera. Ndërsa rroga e prokurorëve special apo ndihmësve të Katica Janevës kanë qenë prej 220 mijë 260 mijë denarë të njejta shtesa si të të punësuarve që do të thotë deri në 4300 euro.
Por më parë ishte shkruar për rrogat e prokurorëve dhe se sipas asaj që ishte thënë nga PPS, kryeprokurorja speciale Katica Janeva merrte rrogë mbi 3500 euro, por këtu nuk ishin llogaritur benefitet e tjera speciale që kanë mundur të dalin.

