Deri të martën temperatura të larta, të dielën kushte për shi, ndësa nga e mërkura më freskët

146

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se deri të martën moti do të jetë shumë i nxehtë me temperatura ditore që kudo do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa vende-vende do të kalojnë edhe mbi 40 gradë Celsius.

Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të mërkurën do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës ditore.

Comments