Detaje nga aksidenti i rëndë te Menza e Studentëve

641
fresco

Një aksident ka ndodhur para një ore te Menza e studentëve në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për Indeksonline.

Ajo ka thënë se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth ores 11:00 ka ndodhur aksidenti, kane qene te perfshira 3 automjete. Si pasoje e aksidentit nje person ka pesuar lendime trupore. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë ajo./Indeksonline/

Comments