Detaje nga aksidenti tragjik: Vajzat po shkonin në Sarandë


Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në mëngjes në Sukth të Durrësit.
Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin shoqe dhe sipas burimeve nga grupi hetimor ata do niseshin për një udhëtim në Sarandë.
Ato ishin nisur nga Tirana dhe në Sukth janë përplasur me automjetin që drejtohej nga Dashnor Deliallisi nga Durrësi.
Gazetari i OraNews informon se drejtuesi i mjetit Dashnor Deliallisi, 36 vjeç ishte në kundravajtje dhe po udhëtonte me shpejtësi prej rreth 120 km/orë, ndërsa vajzat me 100 km/orë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të 13 tetorit 2016.