Detaje të reja nga terrori në Banjskë: Pjesëmarrës edhe shoku më i ngushtë i djalit të Vuçiqit

289
fresco

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nga hetimi ka dalë se në sulmin terrorist në Banjskë, ka marrë pjesë edhe shoqu i ngushtë i djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka shkruar se në vendin e ngjarjes ku u krye sulmi terrorist është gjetur, dokumentin personal të Milorad Jevtic, që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që sulmoi Policinë e Kosovës, shkruan Lajmi.net

Sveçla ka shkruar se në 5 vizitat e fundit të djalit të Vuçiqit në Kosovë, në 4 nga vizitat ai ka qenë bashk në një veturë me Milorad Vevtiqin.

Kujtojmë që në që sulmin terrorist në Banjskë mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori, Millan Radoiçiq.

Postimi i plotë:

Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Comments