Detajet e fundit nga gjetja e trupit të pajetë të Florijana Ismailit

1,147

24 vjeçarja, ishte zhdukur në liqenin e Komos, të shtunën pasdite.

Gazeta italiane Corriere de Como, shkruan se sot (e martë), ekipet kërkuese kanë identifikuar trupin e pajetë të Florijana Ismailit.

Sipas kësaj medie, trupi i pajetë është gjetur në një thellësi prej 204 metrave, dhe jo shumë larg vendit ku ajo është zhdukur të premten.

“Zjarrfikësit dhe zhytësit kanë identifikuar trupin e pajetë të Florijana Ismailit dhe po vazhdojnë të rimëkëmben. Zbulimi në një zonë shumë të thellë të Liqenit Como (204 metra) jo shumë larg nga pika ku vajza e re u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso”, shkruan gazeta në fjalë.

Florijana, ishte pjesë e skuadrës së femrave të Young Boys, e po ashtu edhe Kombëtares së Zvicrës.

Comments