Dhuna ndaj kandidatit të PS në Kolonjë, policia zbardh ngjarjen: Njëri i preu rrugën me makinë, tjetri e grushtoi

232
fresco

Kryebashkiaku i Kolonjës dhe kandidati i PS për një tjetër mandat në këtë bashki, Erion Isai është goditur fizikisht në mesnatë. Policia njofton përmes një reagimi zyrtar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Qinam. Një simpatizant i koalicionit opozitar duke drejtuar automjetin tip “Ford”, i ka prerë rrugën automjetit me të cilin po udhëtonte kryetari i bashkisë Kolonjë, dhe më pas kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin. Në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër i cili e ka goditur me grusht në fytyrë, kryetarin e bashkisë Kolonjë.

Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i Bashkisë Kolonjë ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë. Sipas shtabit të kandidatit të opozitës këta të fundit kishin marrë një informacion që në fshatin Qafëzez, Isai me stafin po kryenin fushatë dhe se po shpërndanin para.

Autori është arrestuar ndërsa personi që i ka prerë rrugën po hetohet në gjendje të lirë.

Comments