Dhuna në kopësht/ Prokuroria: 4 vite burg Anjeza Shabanit

311

 

anjeza shabani

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit “Diren”, e cila u denoncua në emisionin Stop në tv Klan duke dhunuar një fëmijë të mitur. Më pas u provua se ajo kishte dhunuar edhe fëmijë të tjerë.

Gjashtë muaj pas pamjeve skandaloze të dhunës shtazarake të ushtruar ndaj fëmijëve nga kjo edukatore-pronare gjyqi është drejt mbylljes. Anjeza Shabani akuzohet për “keqtrajtim të të miturve në 3 raste”, si dhe për “fshehje të të ardhurave”. Por për shkak se ka fituar gjykim të shkurtuar, asaj i jepet 1/3 e dënimit, dhe mund të dënohet me 3 vite heqje lirie.

Shabani nuk ishte e pranishme në seancën e sotme gjyqësore, por avokati i saj pretendon se ajo ka shfaqur pendesë për ngjarjen, ndaj kërkoi që ajo të dënohej vetëm me 1 vit burg (ditë-nate). Pra praktikisht, avokati kërkoi lirimin e saj pasi periudha 6 mujore e paraburgimit e llogaritur ditë-natë përkon me dënimin që sugjeroi avokati mbrojtës i saj.

Comments