Diaspora kujtohet vetëm në zgjedhje
Urim SALIHU
Mërgimtarët na duhen vetëm kur kemi nevojë të na sjellin para.Mërgimtarët na duhen vetëm të mbajnë gjallë ekonominë e shtetit .Por për të na dhënë , duhet më parë t’u jepet dicka edhe atyre.Ndryshe nuk ke si e kërkon votën kur atje nuk e ke sensibilizuar aspak problemin e zgjedhjeve.Ata janë në realitet tjetër në vendet ku ata punojnë dhe veprojnë.Ata nuk i kanë brengosjet tona dhe janë larg të përjetuarit të diskriminimit që u bëhet të afërmëve të tyre këtu.Por edhe ata kanë ndonjë informacion se cfarë ndodhë këtu, të paktën shumica prej tyre kanë njerëz që janë të detyruar ti mbajnë materialisht akoma sepse Maqedonia i ka harruar, nuk përkujdeset për t’a, i ka shndërruar në raste sociale.Asnjë parti shqiptare përfshirë edhe atë në pushtet gjithmonë i ka anshkaluar .I kanë vizituar sa për të bërë një turne dhe u kanë folur atje me pompozitet për jetën e rëndë, refrene te bezdisshme , të përsëritura parreshtur , por kjo ka përfunduar me kaq.Pjesa tjetër i ka mbetur harresës.Të qenuri larg për ti nxitur ata sic nxiten njerëzit këtu nga partitë, mërgimtarët nuk kanë nevojë për premtime boshe sepse kanë vendet e tyre përkatëse që përkujdesen për mirëqenien e tyre, kanë paga të mjatfueshme dhe ndjehen të privilegjuar në shoqëritë perëndimore.Mërgimtarët megjithatë janë të parët që kanë ndihmuar me fonde, para , luftën, por atyre nuk iu është mundësuar që kapitalin e fituar atje ta investojnë këtu për shkak se Maqedonia vetëm ka ditur tu merr dhe kurrë tu japë mundësi biznesi.Shkaku i procedurave burolratike , dyert e tyre kane qene te mbyllura nga Maqedonia
Ata së fundmi na duhen për të votuar.Por a kanë bërë partitë shqiptare dicka për diasporën që të kërkojnë mbështetjen e tyre?
A kanë finansuar ndonjë medium shqiptarë atje që të paktën të propagandojë dicka më shumë për të sensibilizuar njerëzit atje?
Tash është e lehtë të kërkosh vetëm votën e tyre.Ata nuk mvaren nga shteti i Maqedonisë.Por ata duhet tu përkushtojmë kujdes që jo vetëm kur të duhet vota e tyre por edhe më shumë afërsi për të ruajtur lidhjet.
Emigrantët shpenzojnë shuma të mëdha parashë , mbushin arkën e shtetit të Maqedonisë
Dikur vinin nga vende të ndryshme të botës për të shfrytëzuar të drejtën e votës për një parti të caktuar dhe ktheheshin sërish me të njëjtat bileta , por sot është një situatë krejtësisht ndryshe sa i përketë emigrantëve shqiptarë nga Maqedonia , të cilët sikur kanë humbur dëshirën dhe vullnetin e tyre për të shfrytëzuar votën e tyre për kandidatët e caktuar.Duket se shumë aspekte kanë ndikuar në këtë drejtim, por joperpektiva dhe anashkalimi që u është bërë shumicës së njerëzve që nuk kanë investuar asgjë këtu nga kapitali që kanë fituar në vendet e zhvilluara perëndimore ka të ngjarrë të jetë një ndër shkaktarët kryesorë që ka bërë që emigrantët shqiptarë të humbin besimin në institucionet e ndryshme në Maqedoni dhe në klimën e biznesit që nuk ofron mundësi për t’a.Investimet e tyre tanimë janë të qarta dhe më shumë ata para shpenzojnë këtu për gjëra që janë krejtësisht të natyrave të tjera.Ata mund këtu të ndërtojnë një shtëpi banimi, të vijnë të bëjnë pushime në pak raste për shkak se shumica i bëjnë ato në vende të tjera jashtë Maqedonisë dhe janë të paktë ata që janë përcaktuar të merren me biznese serioze .Ndoshta për shkak të hapësirës që nuk u jepet dot apo rrethanave të tjera të sigurisë ,bëjnë që ata të fokusohen në gjëra krejtësisht të rëndomta dhe më me pak vlerë investimi formal.
Ardhja e emigrantëve shqiptarë gjatë sezonit të verës paraqet një rëndësi të madhe për ekonominë e vendit. Vitet e fundit është bërë traditë organizimi i dasmave çdo ditë përgjatë muajit korrik dhe gusht, për të cilat shqiptarët harxhojnë sasi të mëdha parash”, I ka thënë Faktiditor Arif Mediu, një mërgimtarë . Paratë që emigrantët shqiptarë i sjellin nga diaspora në vendlindje sipas tij , nëse shndërrohen në shifra, vetëm për muajin korrik, gusht dhe shtator – Maqedonisë i sjellin miliarda euro .
Një numër I konsiderueshëm I mërgimtarëve janë kryesisht nga Tetova .
Rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme evropiane dhe botërorë gjatë muajit korrik dhe gusht pritet të vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje. Për Maqedoninë, këto dy muaj llogariten si burim i rëndësishëm ekonomik për rritjen fuqisë blerëse. Mijëra familje në Maqedoni, si burim kryesor financiar për gjatë një viti i kanë të ardhurat që u dërgojnë emigrantët të afërmeve të tyre. Ndërkaq, gjatë periudhës sa qëndrojnë me pushime në vendlindje, emigrantët – sidomos ata shqiptarë paraqesin një fuqi blerëse të madhe pothuajse në të gjithë sektorët ekonomik.
Vijnë t’u çmallur – të anashkaluar nga vendi i origjinës
Duke filluar pas këtij muaji do të intensifikohet ardhja e tyre, punë kanë policët e trafikut rrugorëpër të vënë rend në komunikacion shkaku I veturave të shumta që janë në qarkullim dhe bëjnë të vështirë lëvizjet në disa rrugë kryesore të qytetit .
Kjo situatë vjen zakonisht si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve të cilët vitevete fundit kanë shënuar një rritje të jashtëzakonshme .
Shumë punëtorë që janë nga jashtë thonë se kanë shfrytëzuar pushimet e tyre për të kaluar festat e fundvitit me familjarët dhe miqtë e tyre këtu.
Alifikri Xhelili jeton në Zvicër .Ai thotë se vjen vetëm për dy javë gjatë verës dhe në festat e fundvitit , më shumë për një relaksim dhe për t’u cmallur me familjarët e mij” thotë ai.Ai thotë se e ndjen rëndesë e varfërisë këtu ndërsa i pyetur për të votuar ai shprehet se as nuk i intereson kjo gjë.Shumë mërgimtarë ndajnë mendimin se ata janë të anashkaluar nga vendi i origjinës, nuk kanë hapësirë biznesi këtu dhe kjo i bën të tërhiqen dhe fare mos interesohen për cështje tjera prandaj edhe nuk votojnë fare.
.
Aktivisti i diasporës Alisetar Ramadani : Mërgata shqiptare t’i bojkotojë zgjedhet e 11 dhjetorit
Aktivisti i diasporës në Evropë, Alisetar Ramadani ka apeluar deri te mërgata shqiptare që t`i bojkotojnë zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“Mos aplikoni që të mbushni formularin e KSHZ, sepse aty kërkohen informacione shtesë për të plotësuar përveç nr. amzë që e keni në Maqedoni. Kjo metodologji nuk duhet të aplikohet, sepse një herë na fshinë nga lista zgjedhore, tani kërkojnë të aplikojmë! Kjo është tallje me mërgatën, turp të kenë anëtarët e KSHZ që e mundojnë mërgatën në këtë mënyrë!
Ne apelojmë që mërgata të mos bie pre e asnjë partie politike, asnjë individi, të bëhemi unik kësaj radhe dhe të bojkotojmë zgjedhjet në diasporë. Mos i jepni legjitimitet zgjedhjes së 3 deputetëve sllavo folës përsëri.
Kushdo që ju thotë të dilni e të votoni ta dini se ju gënjen, edhe kësaj radhe do të fiton vota sllavo folëse.
Njësia 7 e zgjedhjeve duhet të shlyhet deri ne rregullimin e mirëfilltë të listës zgjedhore, e jo si të ju teket disave t’i rregullojnë listat zgjedhore, ndokush të mund të voton, ndokush të mos mund të voto”, shkroi Alisetar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook./Faktiditor/