Diell dhe ngrohtë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup do të kemi mot me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare, ndërkaq pritet erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriorë. Temperatura minimale do të bjerë në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë në 33 gradë Celsius.
Moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë do të mbizotërojë edhe në ditët në vijim. Të shtunën pritet mot i0 paqëndrueshëm lokale me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erëra të forta, ndërsa në disa vende temperaturat do të jenë më të ulëta për disa gradë.