Digjen katër makina në Kapishtec
Natën midis 26 dhe 27 gushtit 2025, në lagjen Kapishtec të Shkupit shpërtheu një zjarr, në të cilin u dogjën katër automjete pasagjerësh.
Sipas raportit në SPB Shkup, më 27.08.2025 në orën 02:05 është raportuar se në Qendër të Shkupit, është djegur një automjet “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi juridik. Nga zjarri u prekën edhe automjetet “Chevrolet Aveo” me targa të Ohrit, në pronësi të M.I. (21) nga Ohri, “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të E.T. (20) nga Shkupi dhe “Suzuki” me targa të Shkupit, në pronësi të S.M. (54) nga Shkupi,transmeton Faktiditor.info
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, dhe një inspektim i vendit të ngjarjes do të kryhet gjatë ditës, njoftoi Ministria e Brendshme./Faktiditor.info/