Digjet një shtëpi në Rogle të Zhelinës, humb jetën një i moshuar

235

“Gjatë ditës së sotme patëm një thirje për një zjarr në një shtëpi në fshatin Rogle, Komuna e Zhelinës.
Menjëherë jemi nisur me 3 automjete kundër zjarrit dhe 8 zjarrfikës.
Me të arritur në vendin e ngjarjes, banorët na treguan se ka një njeri në moshë brenda shtëpisë dhe ne menjëherë kemi filluar me shuarje të zjarrit dhe kemi hyrë brenda shtëpisë, ku fatkeqësisht personi në fjalë kishte humbur jetën nga tymi.
Zjarri është lokalizuar dhe ngadalë edhe po likuidohet tërësisht.
Ngushëllime të përzemërta familjarëve të viktimës” ka shkruar komandati i NJTKTZ-së Avni Ahmeti.

Comments