Digjet një veturë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Komunës së Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur një lexues i lajmi.net, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.