Digjet vetura e Policisë së Kosovës në Shkabaj

211
fresco

Një automjet i Policisë së Kosovës është djegur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

midle

Ahmeti ka thënë se nuk raportohet për persona të lënduar.

”Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj , një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Comments