Dimal Basha e hedh votën për herë të parë si kryeparlamentar

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale.
Basha njoftoi përmes një postimi në Facebook, i cili fton po ashtu qytetarët të dalin të votojnë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona.
Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme.
Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam.